26,11,2025

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sangjakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare

Must Read

Shkruan: Refik HASANI

Referendumi i paralajmëruar nëse qytetarët e Republikës Serbe do të deklaroheshin për mbështesin vendimin që data 9 janari të festohet si  dita e Entitetit ku në këtë datë në vitin 1992  Serbët në Bosnjë deklaruan shkëputje nga Bosnja e Hercegovina dhe shpallën shtetin e tyre.Në shpalljen apo ndalimin e këtij referendumi  përveç Presidencës së përbashkët të tri Etniteteve që e përbëjnë Bosnjë Hercegovinën dhe Parlamentit të kësaj Federate  do të jen përgjegjëse edhe dyja shtetet tjera fqinje të Bosnjës që janë Kroacia dhe  Serbia si palë nënshkruese dhe garantuese e marrëveshjes së Dejtonit të arritur në vitin 1995. Mbajtja e këtij referendumi do të implikonte seriozisht edhe faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.

Nëse Republika e Serbisë si palë nënshkruese e Dejtonit dhe që po e mbështet bashkëkombësit e vetë në Bosnjë atëherë parashtrohet pyetja: Si ka mundësi të ndal e pengoj  Republika e Serbisë mbajtjen dhe  ri-konfirmimin në Krahinën e Sanxhakut që është i populluar me shumicë Boshnjake.  Pas këtij referendumi një gjë të tillë zingjirore do të mbanin edhe Entitetit Kroat i Bosnjë e Hercegovinës.Nëse vërtet mbahet ky referendum atëherë edhe këso referendume,do organizoheshin edhe në Rajonet apo krahinat të banuara me shumicë jo serbe, si në :

–         Vojvodinë,

–         Rajonin e banuar me Bullgarë dhe

–         Medvegjë, Bujanoc,Preshevë ku edhe u mbajt referendumi më 1 dhe 2 mars 1992

Republika e Serbisë në këtë rast do të jetë përgjegjëse për mos respektimin e marrëveshjes së Dejtonit dhe shthurjen, mos funksionimin e Bosnjë e Hercegovinës si një shtet që aq shumë investoi faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar.  Nëse mbajtja e referendumit në Republikën Sërbska, të Bosnjë e Hercegovinës do të nxisë edhe mbajtjen dhe ri-konfirmimin e  referendumeve tjera dhe prishjen e marrëveshjes së Dejtonit këtë përgjigje do të japë koha. Serbia nuk mundë në njërën ana të mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjë  e Hercegovinës, kurse në anën tjetër t’ua mohon Vojvodinës,Sanxhakut, Luginës së Preshevës  dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare të mbajnë apo organizojnë referendum.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img