11,09,2025

Serbia dhe Mali i Zi përplasen për shkak të Kosovës

Must Read
Deklarata e ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, se shteti i tij përkrah Kosovën në rrugën e saj euroatlantike, ka ngjallur reagime në Serbi.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë qëndroi për vizitë zyrtare ministri i mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.

Në vizitën e tij, Boshkoviq ka thënë se Mali i Zi e mbështet Kosovën në rrugëtimin e saj euroatlantik dhe se Kosova është shtet sovran, shkruan lajmi.net.

Boshkoviq po ashtu ka thënë se çështja e formimit të ushtrisë së Kosovës është çështje e brendshme dhe se Mali i Zi nuk përzihet në çështjet e tilla të asnjë shteti.

Mirëpo, pas këtyre deklaratave të Boshkoviqit për Kosovën ka reaguar homologu i tij serb, Aleksandar Vulin.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se Mali i Zi tashmë që edhe zyrtarisht është pjesë e KFOR-it, duhet ta dijë se ky mision është themeluar në bazë të Rezolutës 1244, e që sipas Vulinit, në këtë Rezolutë Kosova nuk përmendet si shtet i pavarur.

Ministri i Mbrojtjes iu përgjigj kështu Ministrit të së njëjtës Ministri të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, i cili tha se Kosova është shtet sovran.

“Anëtarët e misionit të KFOR-it duhet të jenë neutralë ndaj statusit dhe për këtë arsye deklaratat e ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi për mbështetjen e shtetit të Kosovës nuk janë në përputhje me misionin e KFOR-it. Shpresoj që Mali i Zi të kuptoj se oficerët i ka dërguar në misionin e  KFOR-it dhe jo në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, iu kundërpërgjigj Vulin homologut të tij tij malazez, Boshkoviq, përcjell lajmi.net.

Vulin këto komenti i bëri gjatë vizitës së tij zyrtare në Pekin të Kinës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img