17,11,2024

Serbët ftojnë edhe shqiptarët në protestë kundër taksës ndaj produkteve të Serbisë

Must Read

Igor Simiq, deputet nga Lista Serbe ka paralajmëruar vazhdim të protestave kundër taksës 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës në protestë ka ftuar edhe shqiptarët.

“I ftoj shumicën shqiptare që t’i bashkëngjiten protestës kundër taksës 100 për qind”, tha ai.

Ndërkohë, ai thotë se kërkojnë takim me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn i cili të hënën viziton Kosovën.

Takimi i përfaqësuesve të Listës Serbe me Hahn nuk është konfirmuar.

Ndërkohë pritet qe në fokus të vizitës së komisionarit Han do të jetë vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Zyra e BE’së njoftoi se Han do të përsërisë qëndrimin e BE’së duke bërë thirrje për revokimin e këtij vendimi dhe do të nënvizojë nevojën për t’u përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në bashkëpunimin rajonal.Gazetaexpress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img