Senatorët konservatorë kërkojnë tërheqjen e Fillon nga gara zgjedhore

Share

Francois Fillon, former French prime minister, member of The Republicans political party and 2017 presidential candidate of the French centre-right, attends a business conference in Paris, France, January 31, 2017. REUTERS/Christian Hartmann

Skandali i cili shpërtheu javën e kaluar, që raportonte se gruaja e tij ka përvetësuar shuma të majme parash pa punuar, e ka dëmtuar në masë të madhe kandidatin Fillon, shkruan Reuters.

Akuzat tani kanë filluar edhe nga anëtarët e partisë konservatore, duke kërkuar largimin e tij nga gara, transmeton lami.net.

“Unë mendoj se kandidati ynë duhet të ndalet”, u shpreh Alain Houpert, senator i afërt me Nicolas Sarkozy.

Sondazhet tregojnë se Francois Fillon ka përfunduar në pozitën e tretë, duke u tejkaluar në garë edhe nga kandidati i pavarur, Emmanuel Macron.

Përkundër gjithë këtyre zërave, Fillon ka deklaruar se nuk largohet nga gara përderisa nuk ka një hetim ndaj tij. /Lajmi.net/

Të ngjashme: