05,03,2025

Selimi: Akuzë politike për deputetët e VV-së

Must Read

Rexhep-Selimi

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke u mbajtur seanca kundër deputetëve të Vetëvendosjes të cilët akuzohen për sulm fizik ndaj kolegut të tyre nga PDK-ja Bekim Haxhiu.

Para trupit Gjykues, dëshminë e tij e ka dhënë i akuzuari Rexhep Selimi i cili tha se rasti për të cilin akuzohet nuk është konflikt fizik por që ngritja e rasteve ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje sipas tij është e motivuar politikisht.

“Unë konstatoj se as rasti mes meje dhe Latif Gashit dhe rasti mes meje dhe Bekim Haxhiut nuk ka qenë konflikt fizik, madje duhet të theksoj se ka pasur raste të më hershme të konflikteve fizike mes deputetëve dhe Prokuroria nuk ka ngritur asnjë rast. Prandaj ngritja e rasteve ndaj deputetëve të VV-së është i motivuar politikisht dhe ka qëllime politike. Shpresoj që gjykata të arrijë t’i shmanget ndikimit të Prokurorisë”, tha Selimi.

Të akuzuar për këtë rast janë deputetët Rexhep Selimi, Visar Ymeri, ish deputeti Florin Krasniqi si dhe Besart Bujupi.

Këta akuzohen se më 28 qershor të vitit 2012 kanë rrahur deputetin Bekim Haxhiu-Kamishi.

Ftesës së Gjykatës nuk iu ka përgjigjur deputeti Visar Ymeri prandaj ai është dërguar në Gjykatë me ndihmë të Policisë./kpress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img