25,06,2025

Sektori privat i kërkon Qeverisë subvencionim të energjisë

Must Read

Oda Ekonomike e Kosovës dhe përfaqësues të tjerë të sektorit privat kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të subvencionojë sektorin privat në çështjen e energjisë elektrike dhe të kërkojë nga Zyra e Rregullatorit për Energji anulimin e vendimit për dalje në treg të lirë të energjisë.

Në një letër drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Oda Ekonomike ka bërë thirrje që Kosova të marrë veprime konkrete në kohën kur parashikohet shtrenjtim i mëtejmë i energjisë.

“Duke pasur parasysh se shumë qeveri të shteteve evropiane tashmë kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të mbrojtur ekonomitë e tyre përmes subvencioneve dhe mbështetjes direkte për bizneset, kërkojmë që edhe Qeveria e Kosovës të ndjekë këtë shembull dhe të ndërmarrë veprime konkrete në mbështetje të sektorit privat. Në këtë kontekst, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të subvencionojë sektorin privat dhe të kërkojë nga ZRrE anulimin e vendimit për daljen në tregun e lirë të energjisë, me qëllim të mbrojtjes së prodhimit vendor, bizneseve, qytetarëve dhe ekonomisë së vendit”, thuhet në një njoftim të OEK-së të publikuar të mërkurën.

Në letrën drejtuar Kurtit po ashtu është thënë se me shtrenjtimin e energjisë si pasojë e daljes në treg të lirë, do të ketë goditje për ekonominë e Kosovës dhe do të shkëputet zinxhiri furnizues e do të ketë ngritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

Aty është përmendur edhe konflikti Iran-Izrael që ka çuar në rritje të çmimit të naftës, e sipas bizneseve, kjo do të jetë barrë shtesë për to.

Një ditë më parë, Oda Ekonomike tha se Gjykata Komerciale ka vendosur për pezullimin e njoftimit të ZRRE-së për dalje në treg të lirë të energjisë elektrike. Megjithatë në ZRRE thanë se fjalë është për një rast individual që ka të bëjë me kriteret për furnizim me energji elektrike në kuadër të shërbimit universal dhe se aktvendimi nuk e nënkupton pezullimin e gjithë procesit të liberalizimit të tregut.

Nga 1 qershori, bizneset me qarkullim prej mbi 10 milionë euro ose me mbi 50 punëtorë janë detyruar të zgjedhin vetë furnizuesit për energji. Bizneset që nuk e kanë zgjedhur furnizuesin, mund të lidhin kontrata me KEK-un për një periudhë deri në 6 muaj. Deri më 19 qershor, janë nënshkruar mbi 360 kontrata me konsumatorët që kanë dalë në treg të hapur e që llogaritet të jenë rreth 1 mijë e 300 biznese.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe përfaqësues të tjerë të sektorit privat kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të subvencionojë sektorin privat në çështjen e energjisë elektrike dhe të kërkojë nga Zyra e Rregullatorit për Energji anulimin e vendimit për dalje në treg të lirë të energjisë.

Në një letër drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Oda Ekonomike ka bërë thirrje që Kosova të marrë veprime konkrete në kohën kur parashikohet shtrenjtim i mëtejmë i energjisë./ Për Ferizajpress:Aurora Zymberi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarr në Ferizaj: Dëmtohen tri vetura, arrestohet 38 vjeçari

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot rreth orës 17:10 në rrugën “Brahim Ademi“, në Ferizaj. Lidhur me rastin është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img