21,12,2025

Sekretari amerikan: S’ka bashkëpunim me Moskën nëse e tërë opozita siriane trajtohet si terroriste

Must Read

Gjatë një takimi me homologët nga Franca, Gjermania, Turqia dhe vende të tjera në margjinat e samitit të G20-ës në Bon, Tillerson ka thënë se administrata e Trumpit përkrahë përpjekjet e OKB-së për të arritur paqe në Siri përmes negociatave që pritet të vazhdojnë më 23 shkurt.

Diplomatët thonë se gjatë takimit, Tillerson ka përmendur se përkrahja e Moskës për qeverinë siriane, që të gjitha grupet opozitare i trajton si “terroristë” do e bënte bashkëpunimin në mes të Moskës dhe Uashingtonit të vështirë.

“Ai e ka bërë të qartë se nuk do të ketë bashkëpunim ushtarak derisa rusët e pranojnë se e gjithë opozita nuk është terroriste”, një diplomat i ka thënë Reutersit.

Ministri i jashtëm francez, Jean Marc Ayrault ka thënë se biseda me Tilerrson ka qenë e mirë.

“Ne i kërkojmë Rusisë që e përkrahë regjimin që të bëjë presion ndaj saj apo të mos konsideroj tërë opozitën si terroriste”, ka thënë Ayrault./REL

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img