23,12,2024

Sejdiu: Ferizaj, Peja dhe Gjakova kalojnë pa balotazh me kryetarët e tanishëm

Must Read

Opinionisti politik, Dardan Sejdiu, vlerëson se që nga viti 2013 në vend kanë ndryshuar zgjedhjet lokale dhe që nga ajo kohë kanë filluar të bien bastionet e mëdha.

“Në vitin 2013 besojë se ka ndryshuar shumë çka për zgjedhjet lokale pasi në atë vit patën filluar të bien bastionet e mëdha. Gjakova deri në vitin 2013 ka qenë një qytet i cili s’ka pas shans të sfidohet dhe e sfidojë Mimoza – njësoj ka qenë Prishtina në vitin 2013 ku e pa sfidueshme ka qenë LDK-ja dhe u sfidua. Por, ka disa komuna që janë të paprekshme”.

“Prej komunave të mëdha nuk pres që të kalojnë këto zgjedhje pa befasi – përveç dy ose tri komunave që i shohim kryetarët aktualë duke dalë fitues teksa gjithçka tjetër do të jetë garë”.

Sejdiu në “Rubikon” deklaroi se vetëm Ferizaj, Peja dhe Gjakova janë komunat që kalojnë pa balotazh me kryetarët e tanishëm, njofton Klankosova.tv.

“Ferizaj, Peja dhe Gjakova besojë që kalojnë pa balotazh. Agim Aliu, Ardian Gjini dhe Gazmend Muhaxhiri janë kryetarët që qytetarët e komunave i cilësojnë si goxha të suksesshëm dhe në fakt nëse i shohim Pejën, Ferizajn dhe Gjakovën nuk është që këta kryetarë në kuadër të kapaciteteve buxhetore që i kanë dhe kapaciteteve njerëzore që i kanë sa i përket implementimit të politikave e të tjera nuk kanë bërë punë të mira”.

“Në qytetet tjera besojë se do të ketë balotazh dhe do të jetë garë interesante dhe në balotazh gjërat ndryshojnë shumë. Balotazhi nuk është garë e favoritit por garë mes dy kandidatëve që kanë mundësi të barabarta për fitore”, tha Sejdiu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img