29,11,2024

Së shpejti themelohet Këshilli i Librit, pa vlerësim profesional nuk do të financohet me fond publik asnjë vepër letrare

Must Read

Nga sot, librat që do të mbështeten me fond publik, përkatësisht nga Buxheti i Komunës së Ferizajt, do të kenë një filtër dhe vlerësim paraprak profesional. Kjo nismë do të realizohet me qëllim të frenimit të botimeve jokualitative, pa vlerësim profesional dhe tërësisht të bazuar në vullnetin e jokompententëve për financimin e librit. Për këtë qëllim, sot u zhvillua një takim mes Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili bashkë me drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani dhe udhëheqësin e Sektorit të Kulturës, Sabri Pajaziti pritën Kryetarin e Klubit Letrar “De Rada”, Gazmend Bytyçi dhe nënkryetaren e këtij klubi, Zyrafete Shala, me ç ‘rast edhe u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për këtë çështje.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se kjo nismë do t’i shërbej edhe më shumë afirmimit të vlerave të mirëfillta letrare, potencialit krijues ferizajas, duke u mbështetur në vlerësimet dhe rekomandimet profesionale nga kompentët, ndryshe nga e kaluara ku botime edhe pa kritere dhe vlerësime profesionale kanë marr vulën e financimit nga institucioni i Komunës.

Kjo nismë, filluar së zbatuari që nga sot, pas dekadash sfidash dhe degradime në disa raste në këtë fushë, tashmë do të ketë një rregullim të ri. Kësaj i shtohet edhe themelimi i Këshillit të Librit i cili si komision profesional do të vlerësoj veprat e dorëzuara për financim me buxhet komunal si dhe përkitazi me to do të jap vlerësimin profesional, një strukturë që përfundimisht i kthen dinjitetin botimeve me fond publik dhe filtrit të tyre para se të shohin dritën e botimit.

Gazmend Bytyçi, kryetar i Klubit Letrar “De Rada” tha se kjo nismë po ndërmerret pikërisht në kohën e duhur, tash kur Ferizaj ka arritur një nivel të lartë organizimi letrar. Ai tha se vitin që shkoi Klubi Letrar “De Rada” mbështeti botimin e 4 veprave letrare në mesin e tyre edhe të veprës së poetit shqiptar me famë botërore, Xhevdet Bajraj. Tutje, ai shtoi se këtë vit në Ferizaj do të organizohet për herë të parë Panairi i Librit, që tashmë ka gjetur financimin si dhe Muzat e Jezercit, pa lënë anash edhe aktivitetet tashmë tradicionale të këtij klubi siç është organizimi letrar-poetik “Ora e Astritit” që mban emrin e Dëshmorit të Kombit, poetit, Astrit Bytyçi si dhe Odën e Librit – një kënd diskutimesh për vepra të caktuara që po mbahet rregullisht nga ky klub.

Ditëve në vijim do të merret vendimi për themelimin e Këshillit të Librit që paraqet mekanizmin kryesor filtrues dhe aprovues të veprave letrare me financim nga buxheti i Komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img