13,01,2026

Së shpejti shtohen hidrantët (pika grumbulluese të ujit) në qytet e fshatra të Ferizajt

Must Read

Projekti i veçantë për vendosjen e hidrantëve (pikave grumbulluese të ujit), i përuruar vitin e kaluar, po vijon edhe këtë vit nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.

Përveç hidrantëve të vendosur vitin që shkoi, në qytet do të vazhdoj vendosja e tyre edhe në pika të tjera, por duke u zgjeruar edhe në fshatra të tjerë si në Komogllavë, Prelez, Muhoc, Greme, Varosh dhe Balaj.

Këtë e bënë të ditur drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili i cili tha se drejtoria që udhëheq ka synim shtrirjen e rrjetit të hidrantëve edhe në pika tjera me qëllim shkurtimin e kohës për intervenimet ndaj zjarrit nga ana e Brigadës së Zjarrfikësve e që me këtë fazë të dytë të këtij projekti numri i përgjithshëm i hidrantëve do të shkoj në 20 hidrantë në gjithë territorin e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img