05,03,2025

“Schumacheri” 23 vjeç nga Ferizaj, 111 km/h në zonën 50km/h, Policia e gjobit dhe ia merr patentën

Must Read

Policia e Kosovës në qytetin e Ferizajt i ka vënë gjobë shoferit me inicialet Q.J i moshës 23 vjeçare për tejkalim të shpejtësisë.

Kështu ka njoftuar vetë PK-ja e cila ka shtuar se, i riu ka zhvilluar shpejtësi prej 111 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h.

“Gjobë ndaj shoferit që tejkaloi shpejtësinë. Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 16:00 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 111 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet Q.J (M/K) i moshës 23 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar”, thuhet përveç tjerash nga PK-ja.

Njoftimi i plotë:

Gjobë ndaj shoferit që tejkaloi shpejtësinë

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 16:00 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 111 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet Q.J (M/K) i moshës 23 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img