23,12,2024

SBASHK’u s’pret rezultate nga testi PISA: Urojmë që sado pak të lëvizim nga ajo pozita

Must Read

Ekspertët e arsimit po vlerësojnë se është vështirë që edhe këtë vit të ketë rezultate pozitive ne testin ndërkombëtar të njohur si PISA. Ata kërkojnë koordinim institucional, inspektim e vlerësim rë vazhdueshëm të mësimdhënësve.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj shpreson që Kosova të rangohet në një pozitë më lartë, ndonëse nuk pret lëvizje të mëdha.

Jasharaj bënë thirrje që të mos ketë fyerje ndaj individëve, por të gjendet kompromis sa i përket nivelit të arsimit.

“Ne duhet të jemi të sinqertë me vetveten. Ne nuk mund të presim ku me dit se çka, ndonjë lëvizje shumë të madhe nga ato dy teste PISA tjera. Por uroj që sado pak të lëvizim nga ajo pozita që e kishim shumë të ulët në rangim dhe uroj që për disa vende të ecim përpara. Por ajo që uroj të bëhet pos rezultateve të testit PISA qofshin këto që kemi tani mos të ketë fushatë një javore, fyerje, sharje ndaj individëve, por të ulemi të gjithë bashkë të shohim se diçka nuk po shkon si duhet dhe bashkërisht të gjejmë ku është pika e dobët edhe në arsim në mënyrë që të shkohet përpara”, tha Jasharaj.

Madje, ai shtoi se po insistojnë që punëtorët e arsimit të jenë të monitoruar, krejt kjo sipas tij, në mënyrë që shteti të forcojë departamentin e inspektorëve.

“Ne po insistojmë që punëtorët e arsimit të jenë të monitoruar nga afër që shteti të forcojë departamentin e inspektorëve që t’i dërgojë në klasë në mënyrë që të shikohen se si po punojnë mësimdhënësit e Kosovës. Nuk po them se i kemi mësimdhënësit e përkryer. Pjesa më e madhe janë të angazhuar por ata meritojnë të që këshillohen dhe mbështeten nga njerëz profesional dhe ata janë inspektorët”.

Edhe drejtori ekzekutiv i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja ka thënë se është vështirë të pritet rezultat më i mirë sesa në vitet e kaluara për testin PISA.

Tutje, Qehaja theksoi se së paku këto rezultate duhet të shpërbejnë për reflektim të institucioneve për përmirësim të cilësisë në arsimin.

“Ne kemi përmbyllur testimin e nxënësve për PISA për këtë vit dhe me shpresën që të njëjtit nxënës na kanë ofruar një performancë të mirë këtë vit për dallim prej testimeve të mëparshme. Ajo çfarë për të cilën të gjithë janë te vetëdijshëm, është, që për shkak të mangësive të sistemit arsimor, për shkak të metodologjive të mësimdhënies të orientuar në memorizim. Është vështirë të pritet apo mendohet ndonjë rezultat me i mirë sesa në vitet e kaluara. Ne besojmë që nuk mund të ketë ndonjë rankim apo pozicionim më të mirë në testin PISA”.

“Urojmë që së paku këto rezultate të shpërbejnë për reflektim te institucioneve për nevojën për përmirësim të cilësisë në arsimin. Për neve është me shumë interes që të kemi një rishikim të kurrikulës. Që mësimdhënësit tanë të përkrahen për zbatim të kurrikulës me kompetenca. Që pedagogjia të orientohet në kompetenca dhe jo në të mësuarit mekanik. Pra, janë këto ndryshime në mesin e plot tjerave, qe natyrshëm do të mund të na sjellin një rezultat më të mirë në PISA – përmirësimi në PISA nuk duhet të jetë qëllim në vete, por përmirësimi i cilësisë së arsimit si përgjegjësi ndaj nxënësve tanë”, tha Qehaja.

Sipas tij, ajo çka është e domosdoshme të ndodh është të instalohen mekanizma të vlerësimit dhe menaxhimit të vazhdueshëm të performancës së mësimdhënësve, raporton EO.

“Të gjithë pa përjashtim, përfshirë institucionet qendrore dhe lokale, dhe vet institucioni i shkollës duhet te rrisin llogaridhënien, dhe të ofrojnë mësimdhënie cilësore si përgjegjësi ndaj nxënësve pikë së pari. Vlerësimi i mësimdhënësve është i përcaktuar me legjislacionin aktual, mirëpo fatkeqësisht ende nuk kemi ndonjë vlerësim te mirëfilltë te mësimdhënësve”.

“Ajo çka është e domosdoshme të ndodh është të instalohen mekanizma të vlerësimit dhe menaxhimit të vazhdueshëm të performancës së mësimdhënësve, pra nuk i shërben përmirësimit te gjendjes një vlerësim i performances një herë në 5 vjet, por kemi nevoje për llogaridhënie në përditshmëri për mësimdhënien që ofrohet”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img