28,08,2025

SBASHK-u refuzon versionin e ri të Ligjit për Paga

Must Read

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBAShK), Rrahman Jashari përmes një komunikate për media ka shprehur pakënaqësinë ndaj institucioneve, ku ka kërkuar që të mos i injoroj kërkesat e sindikatës, shkruan Gazeta Metro.

Rrahmani ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të këndellen e sipas tij, të mos vazhdojnë të sillen me injorancë karshi kërkesave të sindikatës.

Ai ka bërë të ditur se SBAShK’u do të dalë publikisht me qëndrimet e tij pas takimit të Këshillit Drejtues që do të mbahet të dielën.

“SBAShK-u do të dalë publikisht me qëndrimet pas takimit të së dielës të Këshillit Drejtues dhe të kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve si përgjigje ndaj gjithë situatës aktuale dhe kërkesave legjitime të anëtarësisë, por unë sot edhe si qytetar, edhe si kryetar i kësaj sindikate, po i drejtohem publikisht institucioneve që të këndellën e të mos vazhdojnë me injorancë, me fyerje e me bindjen se ata kanë forcën dhe mundësinë të bëjnë çfarë t’u teket dhe se nuk u ha palla ama bash për askënd”, tha Jshari

Ky është shkrimi i tij i plotë:

SBAShK-u do të dalë publikisht me qëndrimet pas takimit të së dielës të Këshillit Drejtues dhe të kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve si përgjigje ndaj gjithë situatës aktuale dhe kërkesave legjitime të anëtarësisë, por unë sot edhe si qytetar, edhe si kryetar i kësaj sindikate, po i drejtohem publikisht institucioneve që të këndellën e të mos vazhdojnë me injorancë, me fyerje e me bindjen se ata kanë forcën dhe mundësinë të bëjnë çfarë t’u teket dhe se nuk u ha palla ama bash për askënd.

Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva. Ngritja e çmimeve të artikujve elementar nuk ka pasur të ndalur, kurse pagat nuk kanë lëvizur që nga janari 2018. Qeveria Kurti as edhe një lëvizje në paga e nga ana tjetër për ditë me lëvdata se buxhet si ky tani nuk kemi tani e 21 vite e këndej. Kjo Qeveri me mijëra zëdhënës në Facebook u kujdes vazhdimisht që po kritikoi apo po kërkoi ndonjë sindikatë ngritje pagash të shahen e fyhen udhëheqësit sindikalë me qëllimin se do ua bëjnë bajat apo edhe do t’i frikësojnë e t’i bëjnë të heshtin.

Tani gjithë kësaj iu shtuan edhe ngritja e çmimit të derivateve dhe energjisë e me këtë tmerr na vijnë tmerre të tjera me vazhdimin e ngritjes së çmimeve për gjithë artikujt elementarë dhe Qeveria e mbështetur në Facebook, sillet me fodullëk dhe s’ka as edhe një shqetësim pse po krijohen arsye të reja për protesta e greva.

Më shumë se kjo na doli tani edhe versioni i Ligjit të pagave i punuar nga një komision i autorizuar nga Ministri Sveçla. Premtimi ishte se sindikatat do të jenë të kyqura në punën e komisionit, por po del se ato janë ftuar në cilësinë e spektatorit me qasjen ‘ky është ligji, merr ose le’. Ky version i ri është tepër i keq dhe SBASHK-u nuk do ta pranojë dhe po përgatitet për veprime sindikale, që nuk janë edhe të panjohura nga e kaluara e pikërisht për shkak të pakënaqësive të arsyeshme po për këtë ligj. Versioni i Ministrit Sveçla po thotë se raporti i koeficienteve është 1 me 20 (një me njëzet), që është dyfishi nga ligji i kaluar i pagave, që Kushtetuesja e ktheu në pikën zero. Ky 20 është për pagën e presidentes, koeficienti 19 për pagën e kryeministrit dhe kryeparlamentarit e pastaj koeficientët tjerë për do njerëz të tjerë të mëdhenj të shtetit, kurse koeficientët nga 2 e pak më lartë për të tjerët. SBASHK është duke e analizuar versionin e Ligjit të pagave përgatitur nga Grupi i Ministrit Sveçla dhe vërejtjet e bashkë me kërkesat e mbështetura me argumente do ia prezantojë ministres Nagavci dhe ministrit Sveçla në takimet me ta e po ashtu do t’i debatojë edhe në takimin e të së dielës të Këshillit Drejtues dhe të kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve dhe do të marrë vendime meritore duke u bazuar në realitetin se Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img