19,11,2024

SBASHK-u paralajmëron shtyrje të gjysmëvjetorit të dytë, në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre

Must Read

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të procesit mësimorë është paraparë të fillojë më 18 janar 2021.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin tha se që nga fillimi kishin mbështetur vendimin e  MASH-it për përfundimin para kohe të periudhës së parë të procesit mësimor dhe për fillimin e periudhës së dytë më 18 janar 2021 duke u bazuar në faktin se kjo është bërë edhe me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndet Publik dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për arsye të situatës së rënduar nga pandemia dhe shtimit të vazhdueshëm të numrit të të prekurve të nxënësve dhe punëtorëve arsimor nga COVID-19.

Por, Jasharaj e la të hapur mundësinë e shtyrjes së fillimit të procesit mësimorë, në rast se nuk gjejnë përkrahje kërkesat e tyre.

Jasharaj ka treguar se kërkesë e tyre është një pagesë shtesë prej 100 eurove për çdo muaj deri sa zgjat pandemia.

“Në komunikim më anëtarësinë e SBASHK-ut nga e tërë Kosova e duke u bazuar në faktin se të punësuarit në sektorin e arsimit duke kryer detyrën e tyre janë në rrezik të vazhdueshëm nga prekja me COVID kemi përcjellë kërkesën e tyre që edhe të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit të kenë shtesë në pagë në vlerën prej 100 euro për çdo muaj deri sa zgjat pandemia, gjegjësisht deri sa nuk përmirësohen pikat e goditura nga Kushtetuesja në Ligjin pagave dhe ky Ligj të fillon së implementuari”, ka thënë Jasharaj për Telegrafin.

Ai ka shtuar se këtë kërkesë të punëtorëve të arsimit e kanë prezantuar në takimin e 30 dhjetorit me ministrin Ramë Likaj dhe zëvendësministrin Xhavit Rexhaj.

“SBASHK-u është i përkushtuar për bashkëpunim dhe mobilizim për të filluar me periudhën e re të procesit mësimor më 18 janar, por nëse nuk gjejnë zgjidhje këto dy kërkesa të punëtorëve arsimor do të kemi situatë të tensionuar dhe duke respektuar zërin e punëtorëve të arsimit Këshilli Drejtues mund të kërkojë veprime sindikale. Për këtë kemi njoftuar me shkresë zyrtare ministrin Likaj dhe do ta njoftojmë edhe kryeministrin Hotin në takimin që presim ta kemi me të, pasi i kemi dërguar edhe kërkesë zyrtare për takim”, u shpreh Jasharaj.

Ai më tej shtoi se janë në pritje të nënshkrimit të Kontratës së re Kolektive të Arsimit pasi Komisioni i përbashkët me përfaqësues të MASH-it dhe SBASHK-ut kanë zhvilluar disa takime dhe kanë arritur pajtueshmëri për përmbajtjen e tekstit final të Kontratës Kolektive të Arsimit, duke u shpreh i bindur se do të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme në mes MASH-it dhe SBASHK-ut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img