11,01,2026

SBAShK-u i bashkohet protestës kundër Gjykatës Speciale

Must Read

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, që do të mbahet më 7 gusht, nga ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në një komunikatë lëshuar për media, SBAShK-u bën të ditur se punëtorët e arsimit, nga çerdhet e deri në universitete, do të jenë pjesë e kësaj proteste paqësore, të cilën e cilësojnë si “një zë i fuqishëm në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë”

“Zëri ynë do të bashkohet me zërin e së vërtetës. Me pjesëmarrjen tonë, ne dërgojmë një mesazh të qartë, që ne nuk harrojmë sakrificën! Falë atyre që sot padrejtësisht ndodhen në qeli, ne sot gëzojmë lirinë, ecim të lirë në shtetin tonë dhe edukojmë brezat për atdhedashuri e drejtësi”, thuhet në njoftim

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img