21,12,2024

SBASHK: Nuk është refuzuar padia, por vetëm kërkesa për pezullim

Must Read
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar si të pa bazuar kërkesën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Ministrisë së Arsimit, deri në vendosjen e çështjes sipas padisë.

Sipas vendimit të gjykatës, shtyrja e ekzekutimit të vendimit do t’i sillte dëme MASHT-it, i cili do të ishte vështirë i riparushëm. Kurse, shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe nuk do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare.

Po ashtu, thuhet se paditja me kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit nuk ka dhënë fakte për të mbështetur kërkesën e saj.

Ndërkohë, mbetet në shqyrtim padia për anulimin e vendimit të MASHT-it, vendi ky i cili u kërkonte mësimdhënësve t’i zëvendësojnë orët e humbura gjatë grevës.

Për këtë gjë kanë dërguar njoftim për media edhe Zyra e Informimit të SBASHK’ut:

Sqarim i SBASHK-ut lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore

Nuk  është refuzuar padia  ndaj vendimit të Ministrit, por vetëm Kërkesa për pezullim

Për hir të informimit të drejtë të opinionit  po japim sqarimin se Departamenti  për çështje administrative i Gjykatës Themelore në Prishtinë sot ka nxjerr një vendim që ka të bëj me njërën nga kërkesat e SBASHK-ut  që i janë drejtuar kësaj Gjykate më 4 mars e që kanë të bëjnë me Padi-kërkesën ndaj vendimit të MASHT-it  lidhur me kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.

SBASHK-u në Padi-ankesë kishte ngritur dy çështje:

1. Padi ndaj vendimit të pabazuar në ligj të MASHT-it dhe

2. Kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi deri në vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës.

Gjykata nuk ka aprovuar kërkesën e SBASHK-ut për shtyrjen e pezullimin e përkohshëm të vendimit të MASHT-it lidhur me orët e humbura gjatë grevës, por ka cekur se kjo nuk prejudikon vendosjen  meritore të aktvendimit për padinë e SBASHK-ut ndaj MASHT-it.

SBASHK pret nga Gjykata që lidhur me padinë ndaj vendimit të pabazuar të MASHT-it të caktohet seancë  në kohën sa më të shpejtë të mundur dhe të merr vendim meritor konform argumenteve e fakteve të ofruara nga SBASHK-u.

Prishtinë, 8 mars 2019

Zyra për informim e SBASHK-ut

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img