Sarri merr me vete përforcimin e parë te Chelsea

Must Read

Maurizio Sarri sot është zyrtarizuar si menaxher i ri në Chelsea.
Trajneri i njohur italian ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin nga Stamford Bridge.
Por, menjëherë sot ka ardhur edhe përforcimi i tij i parë te “Blues”.
“Sky Sports News” raporton se mesfushori Jorginho gjendet në Londër për të finalizuar transferimin në Chelsea, përcjell “lajmi.net”.
Mesfushori i Kombëtares italiane pritet të zyrtarizojë largimin nga Napoli duke nënshkruar me klubin londinez në transferim me vlerë prej mbi 60 milionë euro. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img