07,07,2025

Sarri i hap derën e largimit yllit të Chelsea

Must Read

Italiani që këtë verë ka marrë drejtimin e Chelsea, sot për herë të parë do të takojë portierin belg, i cili është pjesë e spekulimeve për një kalim të mundshëm te Real Madrid.
‘SunSport’ të shtunën e javës së kaluar ka raportuar se agjenti i portierit i ka kërkuar Chelsea që të pranojë largimin e Courtois për 50 milionë euro.
Pas humbjes 2:0 nga Manchester City në finalen e Superkupës së Anglisë, trajneri i Chelsea është pyetur edhe rreth kësaj çështje.
“Nuk kam asnjë reagim për agjentin. Nuk jam i interesuar për agjentin. Dua vetëm ta dëgjoj Courtois”, është përgjigjur Sarri.
“Nëse Courtois thotë të njëjtën gjë, atëherë do të flas me klubin sepse unë dua vetëm lojtar që e kanë të lartë nivelin e motivimit”./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aktakuzë ndaj 2 personave, trafikonin seksualisht vajza në këmbim të 50-400 eurove

Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti për të mitur, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet E.S. dhe V.H,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img