07,08,2025

Sanksione të reja ndaj Rusisë

Must Read
Projekt-ligji përfshin kufizime në transaksionet për borxhin e ri rus, projektet e energjisë dhe naftës, importet ruse të uraniumin dhe sanksione të reja ndaj figurave politike dhe oligarkëve rusë. Tregjet ruse reaguan shpejt pas publikimit të projekt-ligjit, me dobësimin e obligacioneve në rubla e dollarë.

“Regjimi aktual i sanksioneve ka dështuar të frenojë Rusinë nga ndërhyrja në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2018”, tha senatori republikan Lindsey Graham, një nga mbështetësit kryesor të projekt-ligjit. Verën e kaluar Kongresi miratoi një ligj që parashikonte sanksione ndaj Rusisë dhe disa ligjvënës kritikuan atë që e cilësuan si hezitim të Presidentit Donald Trump për ta zbatuar atë. Zoti Trump e nënshkroi ligjin vetëm pasi Kongresi e miratoi me shumicë dërrmuese votash.

Senatori demokrat Bob Menendez tha se administrata nuk i është përmbajtur plotësisht sanksioneve të vendosura.

“Ky projekt-ligj është hapi tjetër për t’i bërë presion Kremlinit në mënyrë që Putini ta kuptojë më në fund se SHBA-ja nuk do ta tolerojë më sjelljen e tij”, tha ai.

Republikanët dhe demokratët u bashkuan muajin e kaluar duke kritikuar dështimin e zotit Trump për të dënuar publikisht Presidentit Vladimir Putin për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016. Sidoqoftë, Kongresi dështoi të ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me këtë gjë, përpara se të largoheshin nga Uashingtoni për pushimet e verës. E ardhmja e projekt-ligjit të fundit nuk është ende e qartë. Ai duhet të miratohet si nga Senati ashtu edhe Dhoma e Përfaqësuesve si dhe të nënshkruhet nga presidenti Trump në mënyrë që të shndërrohet në ligj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img