16,09,2025

Sampaoli kthen vëmendjen te Franca

Must Read

Argjentina mori fitoren e parë për këtë Botëror që i dha edhe kualifikimin drejt fazës tjetër në këtë kampionat.
Tashmë Botërori do të hyjë në një fazë më të “nxehtë”, në zonën ku nuk falen gabimet dhe humbësit nuk kanë më shans të dytë.
Argjentina në këtë fazë do të ketë përballë Francën, që shihet si një skuadër shumë e fortë dhe që e ka zotëruar grupin e saj me 7 pikë.
Por nga kampi i Argjentinës duket se po bëhen gati shumë shpejt për këtë përballje.
Menjëherë pas ndeshjes me Nigerinë, trajneri Jorge Sampaoli, tha se tashmë duhet të përqëndrohen te përballja me Francën.
“Çfarë mesazhi kam për skuadrën dhe për Francën? Së pari, dua të them se këta djem janë ‘rebelët’ e mi dhe unë kam besim të plotë se mund t’ia dalim. Për Francën duhen përgatitur disa gjëra që ndeshjen ta nisim si duhet. Nga sot do të mendojmë për ta”, deklaroi trajneri i Argjentinës pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img