Lajme

Samiti i Diasporës në Shqipëri, publikohet programi

By FerizajPress

October 29, 2016

Samiti do të mbledhë shumë individë të shquar nga fusha të ndryshme, drejtues dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme të diasporës nga e gjithë bota. Samiti do të mbledhë shqiptarë nga 50 vendet e botës, përfshirë emigrantë para dhe pas komunizmit.

Organizatorët e Samiti tani kanë publikuar programin – me të gjitha aktivitet që do të zhvillohen, panelët dhe panelistët. Janë gjithsej tetë (8) panele me panelistë të njohur për punën e tyre me Diasporën – qoftë shqiptare – qoftë të huaj.

Të pranishëm nga Kosova do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Diasporës, Ministri i Kosovës për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe organizata jo-qeveritare Germin.

Dita e tretë e Samiti do t’i kushtohet dy vizitave me karakter kulturor (Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër dhe Berat).

Për më shumë klikoni në këtë link për ta parë programin.

.