11,01,2026

Sallahu viziton Gjermaninë, kërkon thellim të bashkëpunimit për punësim

Must Read

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Ferizajt, njëherit kryetar i fshatit Zllatar,  Xhevat Sallahu, është takuar me kryetarin e komunës së Ottersweier-it, Jürgen Pfetzer, me të cilin ka biseduar për mundësinë e investimeve gjermane në komunën e Ferizajt, si dhe mungesën e kuadrit profesional në atë qytet.

Gjatë vizitës në Gjermani, Sallahu u takua edhe me kryetarin e komunës së Bad Krozingen, Volker Kieber, si dhe mori pjesë në seancën e  Kuvendit të këtij qyteti.

Në takim me kryetarin Volker Kieber, Sallahu çmoi lartë ndihmën e shtetit gjerman përmes SES dhe GIZ-it, duke theksuar se Ferizaj ka nevojë për zhvillim ekonomik në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të realizojnë të ardhura për një jetë sa më të mirë.

Xhevat Sallahu bëri të ditur se javën e ardhshme do të vizitojë përsëri këto qytete për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit për punësimin e të rinjve kosovarë në ato drejtime ku shteti gjerman ka mungesë të kuadrit profesional,  transmeton Televizioni Tema.

xhevati

xhevat

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img