Kur mbanë në dorë librin “Adem Gllavica (Selimi) tregon”. Kureshtja nuk të lë të qetë, sepse ke bindjen se përmes letrave dhe ngjarjeve që përshkruhen aty, mund të kuptosh sfidën dhe përpjekjet njerëzore të figurave kyçe që e përbëjnë atë periudhë tashmë historike dhe personalisht rrugëtimin dhe qëndresën e Adem Gllavicës , vizionin e tij, humanizmin dhe ndjenjën e shqiptarizmës mbi të gjitha ideologjitë. Është më se e natyrshme e njerëzore, kur kujtojmë ëndrrën dhe jetësimin e saj gjatë gjithë jetës së tij për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve. Në çdo referencë ku ndeshet emri i tij, me të gjitha ngjarjet që e përbëjnë, padyshim se lidhet edhe edukim arsimimi, për të vetëdijesuar popullin shqiptar për një përgatitje, për një të ardhme çfarëdo qoftë. Duhet vëmendje e madhe për të qenë gjithnjë i gatshëm për të dhënë, pra vëmendje që brumoset në shpirt për kauza që janë mbi njerëzore, siç ishte ajo e Adem Gllavicës me shokë, një rrugëtim që vetëm një herë në jetë ndodhë, tek njerëzit që vetëm rrallë në histori mund t’i gjejmë sikurse emri i Adem Gllavicës, ku Libri përshkruan rezistencën e nacionalistëve shqiptarë në Kosovë gjatë viteve 1941-1945 përmes letrave të vetë protagonistit.
Janë faktet historike dhe datat ato që e fuqizojnë gjithë natyrën e problemit të shqiptarëve nëpër botë e ngjarje, sikurse kjo që kemi sot, pra Librin Adem Gllavica. Nga gjithë ato letra mund të kuptohet shumëçka, dua të shkëpus vetëm një cope të vogël të gjithë asaj arkive kujtese që ishte vetë protagonist i saj, por që të mbushë me ndjenjën e përgjegjësisë se ; ta duash atdheun, duhet më shumë se vetën t’ia kushtosh atij frymëmarrjen, shëndetin, po që se është nevoja edhe familjen. Gjithnjë i vetëdijshëm për çdo veprim, gjithnjë i qetë para çdo sfide, dhe kur shikohet historia e tij si fëmijë, si nxënës, studentë e ushtarë e deri tek ajo pjekuria të themi, “për ta shtyrë çështjen”, për ta lëvizur” asnjëherë nuk është ndalur ;dhe gjatë gjithë jetës e ka bartur në supe, e asnjëherë nuk ka ndryshuar,pra ka mbetur i njëjtë si Njeri…. një ndjenjë dhe raport që prapë rrallë mund ta hasësh nëpër periudhat historike. Dhe gjithë ky përkushtim për ta radhitur këtë kujtesë, këto fakte këtë histori është bërë i mundur nga prof Bardhyl Selimi, që besojmë se nuk ka qenë edhe i lehtë për një gjë që më duket mua interesante pra Ngjarjet e përjetuara nën shkrimin e ndjesinë e gjuhës shqipe që ekziston. Pra kjo i jep kuptim edhe më shumë. Sikur jetën e ka shikuar në sy, pa u trembur asnjëherë nga stina nga koha dhe nga njerëzit qoftë ditën e natën. Jeta e tij, rrugëtimi përbënë qartësinë e mprehtë të kuptimit të konceptit të Durimit, Dashurisë, dhe Atdhedashurisë për njeriun tokën dhe familjen . Luftëtari i Shqipëris Etnike -Adem Gllavica
Për qytetin e Ferizajit do të ishte nderë që një shesh kryesor ta ketë emrin e Adem Gllavices
Hyzri Salihu Koordinator i FBKSH.së
/Fronti i Bashkimit Kombëtar Shqipëtar/