Kjo sipas Salihajt, është një dëshmi se mund të kultivohen edhe kultura që sipas tij, në Kosovë nuk janë kultivuar deri më tani.
Ky fryt, siç vlerëson ai, jep rendimente shumë të larta, dhe thotë se ky është një mesazh i qartë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Qeverinë e Kosovës,se duhet të ndryshojë logjika dhe politika e zhvillimit të bujqësisë dhe se ajo duhet të ndihmohet me grante dhe subvencione shumë më tepër se deri tash./Lajmi.net
Postimi i tij i plotë:
VIZITË BUJKUT TË VYEFSHËM RAMË MUQAJ
NË KORISHË TË PRIZRENIT,I CILI KULTIVON KIVI
Bujku i vyeshëm nga Korisha e Prizrenit Ramë Muqaj,me punën e tij të palodhshme ka dëshmuar se mund të kultivohen edhe kultura,të cilat deri më tash nuk janë kultivuar në Kosovë.
Ai,përveç kulturave bujqësore tradicionale,siç janë gruri dhe misri,pastaj rrushi,molla e arra,ai ka filluar ta kultivojë edhe kivin.
Unë u bëra kureshtar për faktin se ai po kultivonte kivi dhe shkova ta vizitoja atë. Befasia vërtetë ishte e plotë.
Kivi jo vetëm që mund të kultivohet në Kosovë,por ai jep rendimente shumë të mira dhe shumë cilësore.
Suksesi që ka arritur ky bujk,duhet të jetë një mesazh i qartë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Qeverinë e Kosovës,se duhet të ndryshojë logjika dhe politika e zhvillimit të bujqësisë dhe se ajo duhet të ndihmohet me grante dhe subvencione shumë më tepër se deri tash.