05,12,2024

Salihaj ultimatum Qeverisë: Na tregoni se çfarë po ndodh në veri!

Must Read

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj i ka bërë thirrje qeverisë që urgjentisht t’i informojë se çfarë po ndodh në veriun e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është nevojë urgjente thirrja e parlamentit,e Këshillit të Sigurisë dhe e një shtabi kombëtar të mbrojtjes,si dhe ndërmarrja e të gjitha veprimeve për mbrojtjen e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Lajme shumë shqetësuese po vijnë këto ditë për ndërhyrje të Serbisë me qëllim të riokupimit të një pjese të Kosovës. Këto lajme i konfirmoi edhe vetë Hashim Thaçi në Bruksel, në cilësinë e presidentit të Kosovës. Mediat dhe portalet japin lloj-lloj informatash të paverifikuara se tashmë forca të organizuara e të armatosura serbe,duke përfshirë edhe xhxhandarmerinë serbe tashmë kanë hyrë në veriun e Kosovës.
Qeveria deri më tash nuk ka dhënë informata lidhur me zhvillimet atje. Ajo duhet të na informojë urgjentisht se çka po ndodhë atje.
Është nevojë urgjente thirrja e parlamentit,e Këshillit të Sigurisë dhe e një shtabi kombëtar të mbrojtjes,si dhe ndërmarrja e të gjitha veprimeve për mbrojtjen e shtetit të Kosovës.
Çdo minutë e pritjes mund të jetë me pasoja të rënda për shtetin e Kosovës dhe tërësinë territoriale të saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img