18,05,2024

Salihaj thotë se veteranët shkuan për t’i shantazhuar deputetët për Specialen

Must Read

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, e ka komentuar futjen e veteranëve të UÇK’së, në sallën e Kuvendit gjatë javës së kaluar. Ai ka thënë se veteranët u futën në ambientet e Kuvendit me dijeninë e Kadri Veselit.
Sipas tij hyrja e përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta ishte një skenar për t’i shantazhuar dhe për t’i kërcënuar deputetët.

“Ajo që ndodhi në seancën e fundit vërtet ishte një skenar shumë i çuditshëm. Të gjithë e dimë se Gjykatën Speciale e kanë votuar pothuajse të gjithë deputetët e PDK-së. Po ashtu e dimë se ajo që ndodhi në seancën e fundit, nuk ka mundur të ndodhë pa dijen dhe miratimin e Kadri Veselit, sepse askush nuk mund të hyjë në sallën e Kuvendit pa kaluar nëpër disa procedurai”, tha Salihaj.

Ndërkohë që Seanca e fundit të Kuvendit të Kosovës u ndërpre pas parashtrimit të kërkesës për rikthim në rishqyrtim dhe plotësim të Ligjit për Gjykatën Specialen në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img