04,05,2024

Salihaj: LDK-ja nuk mund ta kontestojë Thaçin si president

Must Read

Adem Salihaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar LDK-ja nuk mund ta kontestojë Hashim Thaçin si presidenti të Kosovës, pasi që tani ai është institucion kushtetues.

“Ka qenë reagim i shpejt, pavarësisht se është nga partia ime. Nuk është dashur të bëhet. Ai është tash institucion kushtetues dhe ti s’mund të mos e njohësh. Në fund të fundit me votat e partisë sonë është zgjedhur president Thaçi, nuk është zgjedhur me votat e dikujt tjetër. Po ta kishim pas këtë qëndrim me kohë, ka një logjikë edhe pse në aspektin juridik kushtetues jo. Kur ka qenë çështja e zgjedhjes së Hashim Thaçit president ne kemi diskutuar shumë. Kemi diskutuar edhe me kryeministrin që të mos e bëjmë këtë gabim sepse do ta fuqizojmë një parti e cila nuk ka qëllime të mira për Kosovën”, ka thënë Salihaj sot në emisionin “n’Kuvend” të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Salihaj ka vlerësuar se zhvillimet për mocionin ndaj qeverisë kanë qenë të pritshme. “Bindja jonë ka qenë se mocioni i Nismës është mocion i PDK-së”, ka thënë ai. Sipas tij dëshmia është se edhe Kadri Veseli ka filluar fushatën duke takuar qytetarët.

Ai ka thënë se LDK-ja ka pasur unitet në kohët e fundit. “Të gjitha partitë i ka bashkuar një qëllim rreth mocionit”, ka thënë ai. Sipas tij dy partitë AAK dhe Nisma janë më të afras me PDK-në, kurse VV-ja deri jo. Salihaj ka thënë se edhe minoritet kanë qenë në përkrahje gjithherë. Ai ka thënë se i ka pasur disa vija të kuqe. ‘Insistimi im ka qenë të përmbahemi parimeve të lirisë, demokracisë, të sundimit të ligjit etj. LDK-ja nuk ka të përbashkëta me këto partitë që ka qenë në koalicion”, ka thënë ai. Salihaj, ka thënë se PDK-LDK ka qenë koalicion i krijuar nga ndërkombëtarët. Ai ka thënë se nuk beson se do të hakmerren ndaj tij për të mos futur në lista për deputet nga LDK-ja.

Beqaj: Qëndrimi i ndërkombëtarëve të krijohet një koalicion i madh

Kurse politologu Behlul Beqaj, ka thënë se qëndrimi i ndërkombëtarëve është se duhet të krijohet një koalicion më i madh se ai që ka qenë deri më tani, për t’i kaluar temat e mëdha.

Sipas tij LDK-ja nuk e ka menaxhuar mirë raportin karshi koalicionit me PDK-në. Beqaj ka thënë se pushteti po kuptohet si qëllim dhe jo si mjet. ‘Nuk është LDK-ja ajo që ka qenë. Është momenti i këndelljes, që të insistohet në parimet’, ka thënë Beqaj në emisionin “n’Kuvend” të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Ai ka thënë se koalicioni PDK-LDK ka qenë jo parimor.

Beqaj, ka thënë se duhet të kemi koalicione parazgjedhore. Sipas tij nuk mund të ketë ndryshime të mëdha, pasi që është vetëm një parti e re.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img