21,12,2024

Salihaj: Kryetari Aliu dhe PDK-ja e kanë pasur mundësinë që ta realizojnë kyçjen në autostradë

Must Read

Ferizaj.13.01.2018. Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) në Ferizaj,në nja konferencë për medie, e ka quajtur të shtunën joserioze nismën e kreut të Ferizajt, Agim Aliu, për ta iniciuar edhe njëherë kërkesën për kyçje në autostradën Prishtinë-Shkup, tek zona industriale në Ferizaj.
Sipas drejtuesve të këtij subjekti, kryetari Agim Aliu dhe subjekti i tij, PDK-ja, këtë mundësi e kanë pasur në Kuvendin e Kosovës, por që nuk kanë qenë në gjendje që një amandament të paraqitur nga ish-ministri Lutfi Zharku, ta përkrahin dhe ta fusin në projekt-buxhet për këtë vit.
Nënkryetari i degës së LDK_së, Adem Salihaj, ka thënë se gjatë vitit 2016 të gjithë dhjetë deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Ferizaj, kanë qenë unik në kërkesën për këtë çështje, por kreu i Ferizajt, në atë kohë Muharrem Sfarqa.
“Kryetari Sfarqa ka bërë kërkesë të kryeministri dhe të ministrin Zharku, që të bëhet edhe një kyçje në autostradë për shkak se komuna e Ferizajt ka vetëm një kyçje dhe atë në Bibaj. Çështja është riaktualizuar edhe tash nga kryetari i komunës Agm Aliu, i cili pohon se do të angazhohet që të realizohet kyçja në autostradë”, ka thënë Salihaj, teksa ka dhënë edhe një historik të krejtë kësaj, për ta shikuar siç ka thënë se sa është reale kjo kërkesë e kryetarit Aliu.
“Me kërkesën tonë Këshilli Ndërministror dhe Kryeministri e kanë futur në buxhet të viti 2017 kyçjen në autostradë, mirëpo për shkak të zhvillimeve me zgjedhjet e parakohshme ky projekt nuk ka mund të realizohet.Tash në buxhetin për 2018 nuk ka asnjë pozicion për kyçjen në autostradë.Qeveria e tashme e PAN-it e ka heqë nga pozicionet e buxhetit dhe nuk parashihet kyçja .Duke parë këtë situatë ish –ministri Zharku ka bërë një amandament në buxhetin e Kosovës ku kërkon 10 milion euro për kyçje në autostradë si dhe të shtohet kodi i ri buxhetor për studimin e fisibilitetit për kalimin nëntokësor të hekurudhës në ferizaj në shumën prej 300 mijë eurove.Ky amandament nuk është përkrahur në Kuvend, nuk është përkrahur edhe nga Agim Aliu. Ai nuk votuar fare, ndërsa një deputet tjetër i këtij subjekti ka votuar kundër.Ky është angazhimi i PDK-së për këtë problem” ka thënë Salihaj.
Tutje ai ka paraqitur edhe listën e votimit për këtë amandament që është kundërshtuar nga shumica përfshirë edhe PDK-në.
Një situatë e njëjtë sipas Salihajt ka qenë edhe kur është diskutuar çështja për ngritjen e spitalit.
”Vetëm deputet e LDK-së kanë bërë amandament që të ndahet shuma prej 7 milion urove për ngritjen e spitalit, ndërsa që të gjithë deputet e PDK-së,edhe këta të Ferizajt kanë votuar kundër që kjo të mos kaloi” theksoi Salihaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img