29,04,2024

Salihaj: Kam dëshmi për vrasje të caktuara, jam i gatshëm të dëshmoj në Gjykatën Speciale (Video)

Must Read

Adem Salihaj kishte paralajmërue nji paraqitje te jashtëzakonshme ne shesh ne kryeqytet.

Aty ai sot nuk foli për zhvillimet e fundit mbas letrave te Presidentit Thaçi dërgue Prokurorisë për vrasjet politike dhe atentatin ndaj Presidentit Rugova. Ai foli për krejt diçka tjetër, por ai sonte ne Rrokum Roll foli lidhun me ato qe ne fakt ishin prite me u ndigjue nga ai ne atë paraqitje ne shesh.

Salihaj ne Televizionin Rrokum sqaroi se kishte dëshirë të madhe me i thane ato qe i tha ne shesh se, nji popull qe jeton ne skaj te Afganistanit dhe Pakistanit folin fjale te gjuhës shqipe. Kjo, simbas tij, asht ma e randësishme se rrethanat politike aktuale.

 

Adem Salihaj ka komentue në Rrokum Roll letrat e Presidentit Thaci dërgue Kryeprokurorit për zbardhjen e vrasjeve te mbasluftës dhe atentatin ndaj Presidentit Rugova.

“Une kam thane se letrat e Thaçit janë thjesht nji loje, nuk ka asgja serioze dhe te sinqert aty, sepse ai nuk ka te drejt ligjore me i thane Prokurorisë se kur me i nis hetimet”, tha Salihaj.

Ai thotë se kjo dëshmon që Prokuroria nuk guxon me ba hetime për vrasjet, pa i thane Thaçi.

“Thaçi me kete deshiron me pshtue lkurën e tij, ketu e ka hallin ai, qe me pshtue nga Gjykata Speciale, ka pshtue gjithmone tue i çue njerëzit e tij neper burgje. Ky asht cmimi për pshtimin e likurës se tij”, thote Salihaj.

Salihaj thotë se Thaçi ka qenë në krye të organizimeve politike dhe ushtarake, strukturat e te cilave kane krye vrasje, raporton Rrokum.TV

Thaçi ka qene shefi, mbi te gjithë shefat tjerë, thotë Salihaj.

Salihaj ka thane se aktivistet e LDK’s i kane vra kundërshtarët politike që janë në PDK, por që munden me qenë edhe në parti tjera, sepse ata që kanë krye vrasje nuk kanë ardhë nga Marsi.

Adem Salihaj ka fole për deklaratat e Hashim Thaçit, i cili ka thane se dikujt ne LDK i ka pengue koalicioni i madh gjithpërfshimëse dhe i kanë ba atentat Presidentit Rugova.

“Jam habite pamase nga kjo deklarate, unë kam qene propozues për koalcionin me AAK’në, dhe unë kam marre iniciative pa dijen e Presidentit Rugova për këtë, ndërsa kur e kam njoftue Rugovën ai asht pajtue, por ka pasë veç nji hezitim për këtë se a kanë me lejue ndërkombetarët me ba këtë”, raporton Rrokum.TV.

Disponimi i ndërkombëtarëve ka qenë për nji qeveri gjithëpërfshimëse, jo vec me PDK, thotë Salihaj në Rrokum Roll.

Për atentatin ndaj Presidentit Rugova, Salihaj thotë se asht ba kur LDK ka qene ne qeveri me AAK, dhe vizita e Solanes ka qenë gjysë ore mbasi ka ndodhe tentim atentati ndaj Presidentit Rugova.

“Nuk kam informata se Presidenti Rugova asht takue me Thacin para takimit me Solanën, nuk e besoj absolutisht”, thote ai.

Salihaj ka vlersue se LDK duhet me folë për vrasjet politike, ani pse asht në Koalicion me PDK.

Deputeti i LDK Adem Salihaj ka thane se asht i gatshëm me dëshmue për çdo gja që din, qoftë edhe në Gjykatën Speciale.

“Ajo asht Gjykate e jona sepse asht ba me ligjet tona, prandaj jam i gatshëm me dëshmue. Kam qenë i rrezikuem gjithmonë dhe jam i vendosun me thanë të vërtetën”, raporton Rrokum.TV.

Ai thotë se deri tash drejtësia kosovare nuk e ka zbardhe asnji rast të vrasjeve politike.

“Kam informata të caktueme për vrasje të caktume dhe nuk shkoj me i dorëzue në Prokurori, sepse nuk kam besim në të, sepse mendoj që keqpërdoren”, ka thane Salihaj në Televizionin Rrokum.

Krejt në fund Salihaj ka thane se për Demarkacionin nuk ka dale asnji fakt që me ndërrue mendimin për këtë marrëveshje.

“Marrëveshja nuk asht në rregull dhe qëndrimi im nuk ka ndryshue”, përfundon Salihaj.

Ai ka komentuar edhe letrat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, drejtuar Prokurorisë për zbardhjen edhe të vrasjeve te pasluftës dhe atentatin ndaj presidentit Ibrahim Rugova.

“Janë lojë, asgjë serioze, asgjë e sinqertë aty”, shprehet ai. “Prokuroria nuk guxon me hetu pa i thanë Thaçi. Me këtë ai po dëshiron me shpëtu lëkurën e tij, nga Gjykata Speciale, duke u çuar njerëzit e tij nëpër burgje. Ai ka qenë në krye të strukturave që kanë kryer vrasje. Ai ka qenë shef mbi të gjithë shefat”.

____________________________________________

– Adem Salihaj: Nuk kam informata se Rugova është takuar me Thaçin para takimit me Solanan (Video) –

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka fol për deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se dikujt në LDK i ka penguar koalicioni i madh, me PDK-në, ndaj kanë bërë atentat ndaj presidentit Ibrahim Rugova.

“Jam habit nga kjo deklaratë. Unë kam propozuar koalicionin me AAK-në dhe kam marrë iniciativa pa dijen e Rugovës. Kur e kam njoftuar, ai është pajtuar”, ka thënë ai për Rrokum Rroll në TV Rrokum.

Sipas Thaçit, në mars të vitit 2005, është takuar me faktorët relevantë ndërkombëtarë dhe me presidentin Rugova, me ç’rast është arritur marrëveshje për ndërtimin e një koalicioni të ri qeverisës në Kosovë.

“Atë ditë vinte Solana në Kosovë. Pak minuta para se të takoheshim për ndërtimin e koalicionit të ri dhe qeverisë së re, ka ndodhur atentati ndaj presidentit Rugova”, ka treguar Thaçi në “Zona e Debatit” në Klan Kosova. “Shtrohet pyetja: kë e ka penguar ndërtimi i atij koalicioni të ri? Pse u pengua ardhja e presidentit Rugova në takim? Prej kujt? Kush e ka ditur?”.

“Nuk kam informata se Rugova është takuar me Thaçin para takimit me Solanën, nuk e besoj absolutisht”, është përgjigja e Salihajt ndaj deklaratave të Thaçit. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img