23,01,2026

Sadri Ferati: Për besë nuk e di a i kemi numrat për demarkacion

Must Read

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë për mediat se koalicioni i ka votat për demarkacionin.

Ndërkaq, nënkryetari Agim Veliu ka thënë se LDK-ja i ka votat.

Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati ka thënë në një prononcim për Arbresh.info se kjo çështje nuk është diskutuar ende brenda partisë.

“Për besë nuk e di. Nuk jemi mbledhur ende për të diskutuar”, ka thënë Ferati.

Lidhjes Demokratike të Kosovës janë duke i shkaktuar probleme 7 deputetë të saj për demarkacionin.

Të paktën janë 7 deputetë të kësaj partie që kanë dal kundër demarkacionit me Malin e Zi, dhe nuk do ta votojnë demarkacionin që pritet të sillet në votim nga Qeveria javën që vjen.

Shpejtim Bulliqi, Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Melihate Tërmkolli, Arben Gashi, Fatmir Rexhepi dhe Hatim Baxhaku janë deputetët e LDK-së që janë shprehur publikisht se nuk do ta votojnë demarkacionin. /Arbresh.info.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img