27,04,2024

Sabit Rrahmani:  Egjiptasit më kërcënojnë me vrasje (Video)

Must Read

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës në periudhën e Legjislacionit të dytë   2004-2007 nga Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës , Sabit Rrahmani, përmes një  komunikate ka bërë të ditur se  është i kërcënuar  më vrasje. Ai për këtë  ka thënë se kërcënimi vije nga përfaqësues të komunitetit egjiptian e që  ka të bëjë  me disa publikime të bëra  në rrjetin social facebook nga Rrahmani.

Shkrimin e plotë të Sabit Rrahmanit mund ta lexoni në vazhdim:

 

Egjiptianet treguan edhe një herë që janë UDB-asha dhe krah Sërbisë. E gjithë kjo ndodhi pas disa postimeve dhe video arkivit që unë kam postuar në Facebook, nga një TV emision serb ku tregohet që Egjiptjanet janë pjellë e Sërbisë, dhe përkrahën Serbët në Rambuje dhe luftuan kundër Shqiptarëve.

E gjithë  kjo u dokumentua në TV Most  të Serbisë ku Lideri Egjiptasve QERIM ABAZI krenohej me Millosheviqin, dhe QERIM ABAZI nga deputeti aktual  VETON BERISHA është shpall hero kombëtarë.

Ndërsa sot unë Sabit Rrahmani morra kërcnime me jetë nga familjarët e QERIM ABAZIT liderit egjiptas në kohën e luftës, por kërcnimet vijnë edhe nga kundërshtari im VETON BERISHA. Për më shumë përcilleni kërcnimin me vrasje nga URIM ABAZI nga Obiliqi me vendbanim në GJERMANI. Për rastin është njohur edhe policia Gjermane. Ndëgjoni kërcënimet në faqen time në fcb.  Rrënqethëse, sipas tyre unë edhe 3 javë vritem.

Me respekt : Sabit Rrahmani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img