26,11,2024

Sa larg janë shkollat nga nxënësit në Ferizaj

Must Read

Komuna e Ferizajt ka 345 km². Është komuna e tretë në Kosovë për nga numri i banorëve.
Në kilometrin e dytë prej qendrës së qytetit në rrugën magjistrale që ne ferizajasit e quajmë “Rruga e Gjilanit”, janë të vendosura njëra pas tjetrës pesë institucione shkollore- arsimore: Shkolla Mesme Ekonomike “Faik Konica”, Shkolla Fillore “Vezir Jashari”, Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Qendra e Kompetencës si dhe Kolegji “Universum”.
Vetëm në Shkollën e Mesme Ekonomike “ Faik Konica” vijojnë mësimet mbi 1500 nxënës. Mësimi mbahet në dy ndërrime.
Pra është një numër i konsiderueshëm i nxënësve/studentëve që frekuentojnë këtë pjesë të qytetit për çdo ditë.
Rruga së cilës shkohet deri te këto institucione shkollore arsimore është një rrugë që dërgon në drejtim të Shkupit dhe të Gjilanit e po ashtu edhe në drejtim të autostradës, kyçja për Prishtinë.
Rreth rrugës menjëherë pas luftës së fundit janë vendosur një numër i konsiderueshëm i bizneseve të cilat janë zhvilluar pikërisht në bazë të përparësive që ofron trafiku dhe lidhjet rrugore që janë në këtë hapësirë.
Me vendosjen edhe të shkollave në këtë pjesë të qytetit kjo rrugë mjaft e frekuentuar që moti, tani është edhe më e ngarkuar veçanërisht me këmbësorë e që në këtë rast numri më i madh i tyre janë fëmijët tanë shkollarë.
Të shkosh në shkollë nëpër këtë rrugë duhet të shfrytëzohen të gjitha pjesët e mundshme të rrugës. Këmbësorë duhet patjetër të shfrytëzojnë pjesë edhe nga asfalti dmth nga pjesa e destinuar vetëm për vetura sepse trotuaret janë aq shumë të zëna për nevojat e bizneseve aty, për parkingje ndalim furnizimi apo eksponim të mallrave siç bëhet zakonisht te ne.
Rrjedhimisht me këtë fakt nënkuptojmë se shfrytëzimi i asfaltit për këmbësorë paraqet një shkallë të lartë rreziku për shëndetin dhe jetën e këtyre kalimtarëve.
Nuk është vetëm kjo rruga që kalohet, por ja që janë shumë kilometra tjerë që nxënësit tanë, të rinjtë ferizajas duhet të i kalojnë për të mbërri në destinacion.
Psh. Nëse në këtë zonë vihet nga vendbanimet afër stacionit policorë të Ferizajt, të rinjtë do të kalojnë në një drejtim ardhje në shkollë 2.2 km.
Për nxënës me banim ne rrugën “ Driton Islami “ duhet të kalojnë 3.7 km rrugë.
Po ashtu rreth 4 km rrugë e më tepër do të iu duhen të kalojnë nxënësit që do të vinin nga drejtimi i vendbanimeve afër “Parkut të Lirisë”. Pak më afër mund ta kenë këmbësorët që vijnë prej lagjes Sallahane apo ata që vijnë nga rruga e varoshit diku rreth 2 km rrugë e mbi, dmth krejt kjo varet se ku e kanë shtëpinë.
Nëse konsiderojmë se mesatarisht një distancë për ardhje në shkollë ka 2 km rrugëtim, edhe 2 km të tjera janë rrugë për të u kthyer nga shkolla.
E këta këmbësorë janë tanët, janë e ardhmja jonë. Ne jemi ata që mendojmë e kujdesemi për ta. Ne mendojmë se si do të mbërrijnë këta të rinj e të jenë të shëndetshëm e të sigurt, të mbrojtur nga acari i dimrit nga lagështia e shiut nga qentë endacak, nga vapa apo terri i cili mund të i zënë diku në hapësira jo mjaft të ndriçuara të lagjeve të tyre.
Në bashkëveprim me institucionet relevante është detyrë e jona që për këtë rini të sigurojmë transport më adekuat me nevojat e tyre.
Prindërit e tyre janë ata që më së shumti do të duhej të ngrisin shqetësimin nga se ata për çdo ditë bartin barrën më të madhe për dërgimin e fëmijës së tyre në shkollë.
Së bashku mund të bëjmë atë që është e mundur.
Transportin e veçantë për nxënës.

Përgatiti : Tahire Berisha Abazi, Ferizaj
Profesoreshë në SHME “ Faik Konica” Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img