11,01,2026

Sa iu ka rritur Labit mjekra – moderatori i thotë se “ka me tu ba si fustan”

Must Read

Labinot Tahiri i njohur edhe si Labi është shfaqur rreth një muaji pasi kishte premtuar se nuk do ta hiqte mjekrren dhe se nuk do t’i shkurtojë flokët.

Ai është shfaqur në një emision  argëtues teksa moderatori i këtij emisioni ka thumbuar Labin. Deputeti i cili është edhe këngetar kishte premtuar se nuk do t’i prejë flokët dhe as nuk do ta shkurtojë mjekrrën deri sa të liberalizohen vizat.

Moderatori, Besim Dina duke u tallur i ka thënë se ‘flokët dhe mjekra kanë me tu ba si fustan’.

Në anën tjetër Labi është zotuar përsëri se nuk do t’i prekë flokët dhe as mjekrren deri në liberalizimin e vizave.

“Ju garantoj që nuk e kam prek. Ka mundësi që 5 vite mos me u bë vizat. Flokët edhe mjekra deri të bëhet viza kam premtuar se nuk do t’i shkurtojë”, ka deklaruar ai

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img