29,11,2024

Rusia ndikoi që Nikoliq të tërhiqej nga kandidatura për president

Must Read

Ndërsa sot Nikoliq ka deklaruar publikisht se Aleksandar Vuçiq do të jetë kandidat për president të Serbisë.

Sipas burimeve të gazetës ‘Blic’, Nikoliq ishte ‘zbutur’ të premten në mbrëmje pasi gjatë javës kishte telefonata nga politikanë rus, transmeton lajmi.net.

Të shtunën ishte e qartë se presidenti Nikoliq nuk kishte marrë vendim personal për sa i takon kandidaturës por këtu kishte diçka më shumë.

Pasi dy njerëzit më të fuqishëm të Serbisë u takuan sot dolën me deklaratë të përbashkët ku edhe u publikua se Vuçiq do të ishte kandidat për president.

Në këtë takim ata kanë diskutuar rreth tensioneve rajonale, Bosnjës, Kosovës dhe UNESCO-në, të paktën vetëm për këto e kanë informuar publikun.

Zgjedhjet presidenciale janë përmendur vetëm në dy fjalitë e fundit.

Megjithatë është e qartë se në këto dy fjali janë përdorur frazat që përshkruajnë mesazhin se Vuçiq-Nikoliq do të vazhdojnë të punojnë ngushtë por në një tjetër ‘film’.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img