10,09,2025

Rusia humbi me qëllim kundër Uruguait, ja teoria që ‘godet’ Botërorin, ky është argumenti (Video)

Must Read

FIFA, VAR e tani edhe kurdisja e mundshme e ndeshjeve është në qendër të kritikave të shumta të tifozëve të futbollit në rrjete sociale.
Sipas kësaj teorie, Rusia humbi qëllimisht 3-0 në mënyrë që të përfundonte në pozitën e dytë në grup, dhe kështu në 1/8’tën e finales të luajë në Moskë si dhe atje të takohej me Portugalinë si të parën e Grupit B.

Kjo tori po qarkullon me të madhe në internet por edhe sikur të ishte ashtu u doli e gabuar të gjithëve.

Kjo pasi renditja në Grupin B u vendos në sekondat e fundit, kur Spanjës iu pranua goli i barazimit 2-2 ndaj Marokut, vetëm falë VAR’it.

Kështu spanjollët përfunduan në pozitën e parë, edhe pse ishin buzë eliminimit, pasi Portugalia luajti 1-1 ndaj Iranit.

Argumenti kryesor se Rusia humbi qëllimisht ndaj Uruguait është situata te goli i parë i shënuar nga Luis Suarez nga gjuajtja e lirë.

Siç mund të shihet nga videoja e mëposhtme, në ato momente, njëri prej futbollistëve rusë ia liron rrugën sulmuesit e i shtyn edhe lojtarët kundërshtarë, duke ia lënë të lirë hapësirën ku gjuajti sulmuesi i Barcelonës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img