25,10,2025

“Rusi 2018”, si Botërori 2002, Rusia në gjurmët e Koresë së Jugut

Must Read

Ngjashmëria e parë mes ecurisë së Rusisë e Koresë së Jugut është fakti se, që të dyja këto skuadra vijnë pas eliminimeve në fazën e grupeve në Botërorët paraardhës; koreanët në vitin 1998, ndërsa rusët në vitin 2014.
Me detyrimin për t’i dhënë botës një imazh sa më të mirë, si Koreja e Jugut, ashtu edhe Rusia, këtë vit besuan te lojtarë, shumica e të cilëve luanin në kampionatet e tyre. Kështu, në vitin 2002 Koreja kishte 16 nga 23 futbollistë që aktivizoheshin në kampionatin korean; ndërsa te Rusia aktuale, 21 nga 23 lojtarë janë të kampionatit vendas.
Që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Rusia është eliminuar në fazën e grupeve në tri edicione të Kupës së Botës; 1994, 2002 dhe 2014. E njëjta histori edhe për aziatikët, për edicionet para 2002-shit.
Parpara 16 vitesh, Koreja e Jugut u përball me Spanjën në çerekfinale, me këtë të fundit që kishte fituar ndaj një ekipi amerikano-latin (Paraguaji), një afrikani (Afrika e Jugut) dhe një europiani (Sllovenia). Më pas Spanja mundi një ekip europian në 1/8-at e finaleve, transmeton “TCH”.
E njëjta histori edhe për kundërshtaren e Rusisë, Kroacinë, që mundi Argjentinën, Nigerinë, Islandën dhe më pas Danimarkën. Tani mbetet për t’u parë nëse Rusia do të kalojë në gjysmëfinale, si Koreja e Jugut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img