03,10,2025

Rugovasit s’falin tokë për liberalizim vizash (VIDEO)

Must Read

demarkacioni-s

Ndonëse nga shumëkush është pritur qe Komisioni “ad hoc” i presidentes Atifete Jahjaga, i përbërë nga tre ekspertë ndërkombëtar t’i japë epilog çështjes se demarkacionit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Madje, raporti i publikuar nga ekspertët ndërkombëtar vetëm sa ka ndikuar në tensionimin e situatës. Banorët e Rugovës paralajmërojnë radikalizim të veprimeve dhe dalje të situatës jashtë kontrollit. Thonë se nuk pajtohen qe tokën të cilën e kanë shfrytëzuar “dem baba dem” t’ua japin malazezve, sikundër qe ia shohin për të madhe kryeministrit Mustafa i cili sipas tyre, asnjëherë nuk ka dalë në terren. Shpresat i mbajnë tek deputetët e Kuvendit të cilët thonë se nuk do ta ratifikojnë këtë marrëveshje.

Agron Nikçi, banor i Rugovës paralajmëron se situata shumë shpejt mund të dalë jashtë kontrollit nëse Qeveria nuk heq dorë nga marrëveshja e 26 gushtit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Fillon viti i ri akademik në UShAF

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot hapi zyrtarisht vitin e ri akademik 2025/2026 me një ceremoni...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img