Daci, duke komentuar idenë e Rexhep Qosjs, për shkëmbim të territoreve ka thënë se ky është një realitet i së kaluarës, “por kësaj radhe duhet parë më shumë relacionet mes Uashingtonit e Moskës ngase Pekini veç ka depërtuar në Ballkan”.
Sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve ai ka thëne se nuk e din në detaje idenë e Ibrahim Rugovës, por thotë se ai ka pasur një vullnet të tillë më herët, që t’i japë tri komunat e veriut për Luginën e Preshevës.
Sipas tij, opinioni shqiptar nuk është i përgatitur për një shkëmbim të tillë.
Daci këto komente i ka bërë në emisionin “Rrokum Roll” në Televizionin Rrokum.