09,01,2026

Rufki Suma falënderon votuesit e Ferizajt për mbështetjen në zgjedhjet nacionale

Must Read

Deputeti Rufki Suma, nga Hani i Elezit, ka shprehur falënderimet e tij të sinqerta për qytetarët e Ferizaj me rrethinë për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e fundit nacionale.
Në deklaratën e tij publike, deputeti Suma ka theksuar se mbi 6 mijë votues nga komuna e Ferizajt i kanë dhënë besimin e tyre, duke e konsideruar këtë si një përgjegjësi të madhe dhe një motivim shtesë për të vazhduar angazhimin e tij politik me përkushtim dhe ndershmëri.
“Një falënderim i veçantë për banorët e Ferizajt me rrethinë, si dhe për mediat dhe portalet, për mbështetjen, besimin dhe pasqyrimin korrekt gjatë këtij rrugëtimi,” ka deklaruar ai, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të informimit të drejtë dhe komunikimit transparent me qytetarët.
Deputeti Suma ka ritheksuar se besimi i marrë nga qytetarët e Ferizajt do të shërbejë si udhërrëfyes në punën e tij të mëtejme parlamentare, në funksion të përfaqësimit të interesave të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
Me respekt,
Refki Suma

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Elmi Reçica falënderon qytetarët për mbështetjen në zgjedhjet nacionale

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij të thellë ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img