13,09,2025

Rrugët në vend të hapura për qarkullim

Must Read

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipeve tjera mbështetëse nga terreni, me gjithë reshjet e mbrëmshme të borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim.

“Gjatë gjithë kohës, kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në largimin e borës dhe në mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa menaxherët rajonalë po vazhdojnë të monitorojnë gjendjen e tyre”

“Ministria e Infrastrukturës është duke punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, për të mundësuar zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit”, thuhet në njoftim.

Për t’iu dalë në ndihmë ekipeve lokale të komunës së Gjakovës, në hyrje të qytetit dhe në disa pjesë rurale të saj janë angazhuar ekipet e MI-së në heqjen e borës dhe akullit, sikurse edhe në komunat e tjera të vendit.

Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve në vend, Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, të respektojnë Ligjin dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit./Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img