03,05,2024

Rrugët Ferizaj-Gjilan  dhe Gjilan-Prishtinë  do të bëhen me 4 korsi, punimet nisin në maj

Must Read

Ministria e Infrastrukturës ka konfirmuar se ndërtimi i rrugëve Ferizaj-Gjilan dhe Gjilan-Prishtinë do të realizohet me katër korsi, kurse punimet do të nisin në muajin maj.

Lajmi u konfirmua nga udhëheqësi për implementimin e projekteve të BERZH-it në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, Ardian Begaj i cili gjithashtu ka konfirmuar se të dyja rrugët do të bëhen me ndriçim publik, transmeton lajmi.net

“Njësiti për implementimin e projekteve të Ministrisë së Infrastrukturës është në koordinim të plotë me përfaqësuesit e BERZH-it dhe sipas planifikimeve tona, fillimi i muajit maj do të jetë edhe fillimi i ndërtimit të këtyre segmenteve rrugore. Që të dyja do të bëhen me ndriçimin publik dhe me trotuare, ndërsa kosto e investimeve do të jetë mbi 10 milionë euro”, ka sqaruar Begaj.

Kurse i kënaqur u shpreh edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri që e cilësoi vitin 2017 si periudhë ku do të fillojnë ndërtimet e rrugëve në këtë komunë.

“Është vit që do të filloj ndërtimi i rrugëve, i infrastrukturës nëntokësore dhe i infrastrukturës në përgjithësi. Sot është bërë prezantimi i ndikimit në mjedis i njërit nga projektet më të mëdha, që përfshinë rrugën Kllokot-Gjilan, deri tek qendra e qytetit. Ky është investim BERZH-it, përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe tashmë jemi në përfundim të procesit për të filluar ndërtimin e kësaj rruge, por që e përfshinë projektin tjetër të zgjerimit të rrugës Gjilan-Prishtinë”, ka thënë pas debatit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Këto komente u bënë në një debat publik të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Ambientit, ku u diskutua për ndikimin në mjedis të projektit për zgjerimin e këtyre rrugëve. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img