Lajme

Rrugët e vdekjes në Kosovë, shifrat janë tmerruese

By FerizajPress

July 31, 2017

Nga rreth 2 mijë aksidente me fatalitet, 2201 persona kanë humbur jetën që nga viti 2002 deri në qershor të këtij viti, të lënduar kanë mbetur rreth 100.000 persona, kurse janë shkaktuar mbi 200 mijë aksidente.Këto janë të dhënat zyrtare që gazeta “Zëri” ka siguruar nga Policia e Kosovës. Vitet me numrin më të madh të të vdekurve rezultojnë të jenë 2006-a me 178 të vdekur, 2009-a me 176 të vdekur dhe 2010 me 175 të vdekur.Ndërkohë, vetëm deri në qershor të këtij viti të vdekur kanë mbetur 51 persona..