12,10,2025

Rruga për në Brezovicë, e pakalueshme

Must Read

Brezovica të dielën ka qenë e paqasshme për shumë qytetarë të Kosovës, që ishin drejtuar për ta kaluar ditën e vikendit.

Relaksimin dhe mundësitë e skijimit për ta i ka pamundësuar rruga, e cila ka qenë e pakalueshme, raporton KTV.

Kolona e veturave që ua kishin mësyrë maleve të Sharrit për ta kaluar vikendin, kishte arritur në rreth tri kilometra, për shkak të ngricave të krijuara nga reshjet e borës.

Madje, gjendja e rënduar e rrugës u solli shumë telashe vozitësve.

Kështu, demantohet një komunikatë e lëshuar gjatë ditës së diel nga Ministria e Infrastrukturës se në gjithë vendin tonë rrugët janë të kalueshme dhe se ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga ajo vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie, duke monitoruar, mirëmbajtur dhe pastruar rrugët.

As gjatë ditës nuk u vërejt ndonjë makineri për mirëmbajtjen e rrugëve që kalonte deri lart.

E me gjithë vështirësitë për të shkuar me veturë, vizitorë të shumtë po ia mësynin Brezovicës në këmbë.

Me gjithë këto vështirësi për të arritur atje, Brezovica gjatë tërë kohës po vazhdon të mbetet atraksion për qytetarë e turistë të ndryshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img