11,09,2025

Rruga ‘’Halil Alidema’’, e bllokuar për më shumë se dy muaj

Must Read

Kanë kaluar më shumë se dy muaj e rruga ‘’Halil Alidema’’, që ndodhet në qendër të qytetit, vazhdon të mbetet e bllokuar.

Më 30 maj të këtij viti banorët e kësaj pjese të qytetit i ishin gëzuar nisjes së punimeve për rregullimin e rrugës së tyre me gjithë infrastrukturën nëntokësore, mirëpo nuk kishin menduar se ajo do të bëhej edhe më keq se që ishte.

Ajo që i revoltoi banorët e këtij lokaliteti, të cilët edhe ndërprenë punimet, është thellësia e gypave të kanalizimit në 2.70 metra, e që ata po kërkojnë që gypat të futën 4 metra nën tokë.

“Punimet janë ndërprerë për një arsye, se ka qenë projekti i gabuar, ne e kemi kanalizimin 3.5 metra, ndërsa këta e kanë bërë sipas projektit 2.70 metra, edhe kam shku në komunë jam anku, komuna i ka ndërpre punimet, sepse kanalizimi nuk shkon lartë por poshtë, e nuk e di pse është zhagit kjo punë, por ndoshta forma nuk është e kënaqur apo ku e di unë, por me rëndësi rruga është ndërpre problem po kemi, e na u është premtu që do të përfundohet, është bërë boll besoj”, tha Ramadan Hoxha.

“Që 40 vite jetoj në këtë rrugë, është bërë katastrofë, kur kemi pas mundësi jemi mbledh e kemi shtru në kocka, ndërsa tash para zgjedhjeve kanë ardhë e kanë çel një javë ditë edhe i kanë lanë kështu, gypat m’i kanë lanë para shtëpisë, ma kanë prish edhe murin, nuk po mundemi me dalë, që sa vite  e kemi këtë rrugë, shiko se çka na i kanë ba tash, nëpër fshatra i kanë rregullu e këtu në qendër shihe çka kanë ba, është marri, votat i kanë marrë e rrugën e lanë”, tha Rufije Sherifi.

“Punimet i kanë fillu para zgjedhjeve, kena pas probleme me këtë rrugë, kena ba peticion për me rregullu, kaloj një kohë e gjatë nuk u ba asgjë, kur tash para zgjedhjeve erdhën me vnu kanalizimin, kur thanë që 2.70 metra kanalizim, ndërsa këtu do të bëhen ndërtesa të mëdha që nuk është e pranueshme dhe i ndalum punimet, se nuk e kanë llogarit që duhet 4 metra, tash rrugën e kanë blloku s’po kemi as kah kalojmë, ishim te kryetari dje na tha që të enjten ia fillojmë, tash po presim”, tha Raif Beqa.

I kontaktuar përmes telefonit drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Gafurr Ilazi, tha se punimet për rregullimin e kësaj rruge do të vazhdojnë këtë të enjte.

Rruga ‘’Halil Alidema’’ është e gjatë afër 400 metra. Kjo rrugë buxhetit të komunës do t’i  kushtoj mbi 30 mijë euro. / QENDRESA RAMADANI  / TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img