24,10,2025

Rruga “Astrit Bytyçi” – me dalje të re në magjistralen Prishtinë-Shkup

Must Read

Komuna e Ferizajt po punon me intensitet të shtuar në realizmin e mbi 90 projekteve infrastrukturore.


Në Ferizaj ka filluar së realizuari projekte të infrastrukturës rrugore që bëjnë lidhje të hyrje-daljeve të qytetit me arteriet kryesore, siç është rasti i rrugës “Astrit Bytyçi”, e cila lidhet me magjistralen Prishtinë-Shkup. Sipas kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ky projekt ka qenë i pranishëm në të gjitha planet urbanistike që nga vitit 1986.

“Mirëpo ka munguar aftësia e të gjitha pushteteve për ta funksionalizuar këtë rrugë. Por, falë angazhimit permanent në shpronësimin dhe vlerësimin e pasurisë së tundshme të familjes së Bajraktarëve, procedurat janë realizuar, përkundër faktit që po kontestohet çmimi i vlerësimit. Kështu janë krijuar mundësi për vendosjen e kanalizimit dhe kolektorit të pjesës lindore të qytetit, pas së cilës do të fillojë procedura e tenderimit për asfaltimin e kësaj rrugë tepër të rëndësishme për qytetin e Ferizajt”, ka thënë kryetari Svarqa.

Me këtë rast Komuna e Ferizajt ka falënderuar familjen e Bajraktarëve për mirëkuptim gjatë fillimit të realizimit të këtij projekti dhe Policinë e Kosovës për mbështetje gjatë tejkalimit të kontesteve me rastin e realizimit të projekteve infrastrukturore.

13567020_1204892849545536_7614717069772049708_n 13575957_1204892889545532_6429605525456932736_o 13590298_1204892819545539_2325350113690129251_n 13592322_1204892816212206_6475886380572021511_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img