01,02,2025

Rrotullohet autobusi me udhëtarë në Cërnillë të Ferizajt

Must Read

Një autobus me udhëtarë ka rrëshqitur nga rruga kryesore duke u rrotulluar anash rrugës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Cërnillë të Ferizajt.

Një autobus është aksidentuar në Ferizaj rreth orës 18:50 dhe si pasojë e kësaj një person është lënduar.

Policia po e cilëson këtë rast si vetaksident.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se vetaksidenti ka ndodhur pasi autobusi ka rrëshqitur.

“Një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetaksident (ka rrëshqitur) me këtë rast është lënduar një person”, ka thënë Veseli

Tutje ai ka shtuar se i lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, po e hetojnë rastin”, ka thënë Veseli

Kosova është përfshirë mbrëmë e sot nga një mot me borë dhe ngrica.

Për shkak të mospastrimit të rrugëve nga bora, në shumë rrugë është vështirësuar qarkullimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img