16,11,2025

Rrogat te Juventus, shikojeni dallimin te Ronaldo

Must Read

Cristiano Ronaldo do të përfitojë 30 milionë euro neto në sezon tek Juventusi për katër vitet e ardhshme.
Një shpenzim i pazakontë për një klub italian, por që mund ta kthejë “Zonjën e Vjetër” në majë të futbollit europian. Diferenca me lojtarët e tjerë bardhezinj është shumë e madhe, madje nëse mbledh pagat vjetore të 5 më të paguarve te bardhezinjtë, sërish nuk arrihet shifra e çmendur e Ronaldos.
Sipas “Financial Sports”, argjeninasi Gonzalo Higuain është momentalisht më i paguari te kampionët në fuqi të Italisë me 7.5 milionë euro në sezon. Më pas vijnë Dybala (7), Douglas Costa (6), Pjanic (4.5) dhe Khedira (4), transmeton “SS”.
Në total, 5 lojtarët që përfitojnë më shumë tek Juventusi paguhen 29 milionë. Në bazë të listës, Ronaldo do të përfitojë sa 12 lojtarët më pak të paguar.
Pagat te Juventusi
Higuaín                  7,5 (milionë euro)
Dybala                    7
Douglas Costa      6
Pjanic                     4,5
Khedira                  4
Manczukic             3,5
Marchisio              3,5
Chiellini                  3,5
Cuadrado               3,5
Matuidi                  3,5
Szczesny                3,5
Barzagli                  3
Benatia                  3
Bernardeschi        3
Alex Sandro           2,8
Rugani                    2
De Sciglio               2
Pjaca                       1,5
Sturaro                   1,5
Bentancur             1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img