08,11,2025

Rrjeti tokësor i RTK-së jashtë funksionit, ankohen qytetarët

Must Read

Ferizaj.02.01.2018. Televizioni publik RTK,rrjeti tokësorë, sipas informatave nga qytetarët të cilët e përcjellin këtë televizion përmes këtij rrjeti, ka kohë që nuk mund ta përcjellin.

Në një shkrim dërguar redaksisë së Ferizajpress thuhet se as natën e ndërrimit të motmoteve nuk kishin mundësi ta përcjellin RTK-në.

“ Ne nuk kemi mundësi të paguajmë platformë të rrjeteve digjitale dhe zakonisht këtë televizion e kemi përcjellë përmes rrjetit tokësor. Por ka kohë që nuk funksionon. është thënë që ky televizion financohet nga Qeveria e Kosovës dhe nga mjetet e taksapaguesve. Po flitet që e kanë ndërpre këtë transmetim” ka shkruar një qytetar i Ferizajt.

Zyrtarë të RTK-së i kanë thënë Ferizajpress se transmetimi në rrjetin tokësor nuk është ndërprerë  por ka një defekt teknik të cilin po mundohen që ta evitojnë.

Sipas zyrtarëve të RTK-së janë kontaktuar kompani profesionale dhe pritet që ky rrjet të kthehet në funksion.

Deri atëherë këtyre qytetarëve të cilët për shkak të gjendjes ekonomike nuk mundë të paguajnë ndonjë platformë të rrjetit digjital u mbetet të përcjellin televizione tjera të cilat tani për tani e ofrojnë këtë mundësi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img