27,12,2024

Rrjeti i Grave nesër me marshin “Nuk Ka Arsyetim”

Must Read

0-28

Nesër në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) organizon marshin me moton “Nuk ka arsyetim!”.

Marshi do të fillojë nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Sipas një komunikate për media në Kosovë, dhuna në baza gjinore vazhdon të mbetet mjaft e përhapur. Vetëm në vitin 2014, 41 përqind e grave dhe vajzave janë deklaruar se kanë përjetuar dhunë në familje, ndërsa 68 përqind kanë përjetuar dhunë në familje gjatë tërë jetës së tyre. Tutje, 64,1 përqind e grave dhe e vajzave në Kosovë kanë qenë të ngacmuara seksualisht, të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

“Prandaj, për të ngritur zërin kundër dhunës në baza gjinore, RrGGK organizon marshin ‘Nuk Ka Arsyetim!’. Gjatë marshit, pjesëmarrësve do t’iu shpërndahen letra në të cilat do të këtë citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë. Citimet janë të marra nga hulumtimet e RrGGK-së. Në fund të marshit këto citime do të vendosen në rrethojat e Qeverisë/Kuvendit të Republikës së Kosovës në formë instalacioni ku për kalimtarët e rastit do të paraqesin zërat e personave që kanë përjetuar dhunë”, thuhet në njofti

The post Rrjeti i Grave nesër me marshin “Nuk Ka Arsyetim” appeared first on GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img