05,03,2025

Rritja e tatimit në pronë, sqarohet komuna e Ferizajt

Must Read

Këto ditë, kemi pranuar shumë reagime rreth ngritjes së çmimeve të tatimit në pronë. Duke mirëkuptuar shqetësimin tuaj bashkëqytetarë, me qëllim të informimit të drejtë rreth këtij procesi ju njoftojmë se bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme:

“Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”

Pra, Komuna e Ferizajt nuk e ka bërë përcaktimin e shumave në faturat e qytetarëve për vitin tatimor 2023 dhe për këtë do të kërkojmë rishikim nga ana e Ministrisë së Financave në mënyrë që të mos rëndohet edhe më shumë xhepi i qytetarëve, tash kur po përballemi me sfidën e krizës së inflacionit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img